Top News/ Britania ndëshkon ‘ndihmësit’ e luftës / Sanksione të reja mbi furnizuesit e ushtrisë ruse
06/12/2023 14:53

Britania të mërkurën ka njoftuar vendosjen e 46 sanksioneve të reja kundër individëve dhe grupeve nga vende të ndryshme, që ajo ka thënë se kanë qenë të përfshira në zinxhirët furnizues të ushtrisë ruse dhe se e kanë ndihmuar Rusinë në vazhdimin e luftës në Ukrainë. Ndër të sanksionuarit janë entitete që operojnë në Kinë, Turqi, Serbi dhe Uzbekistan, ka thënë Ministria e Jashtme e Britanisë. Britania e ka mbështetur me vendosmëri Ukrainën që kur Rusia e pushtoi atë në shkurtin e vitit 2022, dhe ka thënë se po merr masa ndaj furnizuesve nga vendet e treta, për të kufizuar aftësinë e Rusisë për anashkalimin e sanksioneve ekzistuese, raporton Reuters. “Ne do të vazhdojmë të rrisim trysninë ndaj Putinit dhe të marrim masa ndaj palëve të treta që po i ofrojnë Rusisë mallra dhe teknologji të ndaluar, kudo që janë ato”, ka thënë zëvendësministrja e Jashtme britanike, Anne-Marie Trevelyan. Britania ka thënë se ka sanksionuar 31 persona dhe entitete lidhur me dizajnimin dhe prodhimin e dronëve dhe pjesëve të raketave, dhe me importimin e përbërësve elektronikë si edhe katër entitete me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, që ajo thotë se janë të përfshira në tregtinë e naftës ruse. Ndër 46 sanksionet e reja përfshihet edhe një ndaj Bjellorusisë. Ministria e Jashtme britanike ka thënë se ka vendosur sanksione ndaj një organizate bjelloruse të mbrojtjes, e cila prodhon teknologji ushtarake që përdoret nga Misnku për të mbështetur Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB