Një përleshje e madhe ka shpërthyer në një qendër azilkërkuesish në Britani, ku strehohen edhe emigrantë shqiptarë të cilët janë kthyer përgjatë ditëve të fundit në kryefjalën e mediave në Londër. Me shumë se 100 persona të armatosur me thika dhe armë të tjera të forta janë përleshur në qendrën e ndalimit të emigrantëve pranë aeroportit Heathroë pasi azilkërkuesit u lanë pa energji elektrike dhe ujë.