I dërguari Special I Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor ka zhvilluar të hënën vizitën e parë zyrtare në Tiraënë, ku është takuar me ministren Olta Xhacka dhe një sërë diplomatësh dhe studentësh në një konferencë të organizuar nga ministria e Punëve të Jashtmë. Sir Stuart Peach ka folur 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe, duke kërkuar forcimin e marrëdhënieve dy palëshe. Peach u ndal gjatë tek “Open Balkan” , duke thënë se Mbretëria e Bashkuar e mbështet nismën për aq kohë sa nuk krijon konkurrencë në rajon. Madje ai i sheh Ballkanin e Hpaur dhe Procesin e Bëerlinit si komplementare të njëra-tjetrës.