Një traget i linjës mes britanisë dhe francës, është detyruar të ndryshojë trajektore nga një luftanije franceze, të dielën e pashkës, në mënyrë që kjo e fundit të mund të shoqëronte dy barka të mbushura me emigrantë drejt britanisë së madhe. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja Daily Mail, sipas të cilës, tragetit iu tha të ndryshonte drejtim në mënyrë që mjeti i marinës franceze të dorëzonte 90 emigrantë në duart e forcave kufitare britanike në Dover. Manovra kontraversiale, shkruan Daily Mail, bëri që të vonohej udhëtimi i tragetit, dhe ndodhi në ushtet e një mjegulle të dendur.