Britania ngritur alarmin se Kina paraqet “sfidë” për rendin botëror, teksa u prezantua korniza e re e politikës së jashtme të shtetit, ku gjithashtu u tha se siguria e Mbretërisë së Bashkuar varet nga rezultati i luftës në Ukrainë. Përditësimi i planit të Britanisë për sigurinë dhe politikën ndërkombëtare, që u publikua më 13 mars, paralajmëroi për thellimin e partneritetit të Kinës me Rusinë dhe bashkëpunimin në rritje të Moskës me Iranit, pas pushtimit të Ukrainës.