Timothy Garton Ash, historiani dhe autori britanik ishte i ftuar në podacastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama. Gjatë bisedës mes Ramës dhe historianit britanik mes të tjerash u fol për situatën poitike dhe jo vetëm ku ndodhet Europa. Timothy e konsideroi Brexit, shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, si disfatën më të madhe politike të jetës së tij.