Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të luginës së Vjosës, duke goditur veçanërisht sektorin e bujqësisë. Stuhia ka qenë e fortë dhe e papritur, duke prekur drejtpërdrejt sipërfaqe të tëra të mbjella.