Dy efektivë të Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua gjatë një operacioni për neutralizimin e një personi të armatosur në qytetin Flagstaff, SHBA. Ndërsa forcat e rendit po përpiqeshin ta neutralizonin një rast dhune në familje, personi i dyshuar hipi në çati i armatosur dhe hapi zjarr. Breshëritë e plumbave zgjatën për një periudhë rreth 2 orë afërsisht. Ndërkohë helikopteri i policisë po mbështeste operacionin nga ajri, duke monitoruar situatën, u rrëzua në rrethana ende të paqarta. Si pasojë, humbën jetën piloti dhe një oficer policie. I dyshuari u arrestua rreth orës 22:20 me orën lokale dhe ndodhet në spital me plagë jo të rënda për jetën. Autoritetet federale kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit, ndërsa zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues politikë shprehën ngushëllime për familjet e viktimave.