Moszbatimi I një vendimi të Gjykatës së Lartë të Brazilit, duket se do ti kushtojë shtrenjtë platformës X të Elon Musk. Platforma e tij X, është pezulluar në të gjithë Brazilin, vendim I cili do të duhet të zbatohet brenda 24 orësh. Gjyqtari Alexandre de Moraes njoftoi Agjencinë Kombëtare të Telekomunikacionit (Anatel) që të ndërpresë rrjetin social në të gjithë territorin e Brazilit teksa poashtu janë njoftuar kompanitë si Apple dhe Google që brenda 5 ditësh të heqin aplikacionin X nga dyqanet e tyre online.