Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i është bashkuar protestës së minatorëve të Spaçit. Minatorët janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën deri në marrjen e një përgjigjeje, duke paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm të protestës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.