Komisioni i Posaçëm parlamentar kundër dezinformimit mbylli punimet me miratimin vetëm me votat e mazhorancës të projektligjit për strategjinë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja. Strategjia propozon ndërhyrjet e nevojshme ligjore dhe ngritjen e organeve të tjera shtetërore për të luftuar fenomenin e dezinformimit.