Banka Qendrore Europiane rriti sërish norman bazë të interesit të euros me 0.5 për qind, si masë për të demoralizuar rritjen e çmimeve që ka prekur Eurozonën prej nisjes së luftës në Ukrainë. Aktualisht, norma bazë ka shkuar në 3 për qind, më e larta që prej themelimit të monedhës së përbashkët, ndërsa BQE ka paralajmëruar një tjetër rritje për në muajin mars.