Rio De Janeiro ishte qyteti ku u bë prezantimi i Kupës së Botës në futbollin e femrave që do të zhvillohet këtë vit në Australi dhe Zelandën e Re. gjithcka ndodhi me statujën e famshme të Krishtit në sfond dhe ky prezantim është pjesë e një turi ndërkombëtar të trofeut ku janë përfshirë 9 shtete 'Mendoj se pritshmëritë për këtë Botëror do të jenë fantastike sepse është shumë i ndryshëm; do jetë në dy vende Australi e Zelandën e re-tha trajnerja e përfaqësueses së Brazilit, Pia Sundhage-por nuk është vetëm kjo; në këtë botëror do të jenë 32 skuadra dhe mund të them se të paktën 10 prej këtyre ekipeve mund të fitojnë titullin botëror'.