FIFA ka gati draftin për formatin e ri të Kampionatit Botëror të Futbollit, teksa miratimi i tij pritet të bëhet më 16 mars, në Kongresin e 73-të të qeverisë së futbollit botëror, që do të mbahet në Ruanda. Bëhet fjalë për një Botyëror “Extra large”, që do të aplikohet për herë të parë më 2026-ën, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, teksa është parashikuar që numri i ndeshjeve të rritet nga 64 aktualisht, në 104.