Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja e grurit me perëndimin duke mbyllyr sërish portet ukrainase. Moska i ka shprehur me shkrim shqetësimet Kombeve të Bashkuara për marrëveshjen për eksportet e grurit përmes Detit të Zi dhe thotë se është e përgatitur të mos e rinovojë marrëveshjen muajin e ardhshëm nëse nuk plotësohen kërkesat e saj. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia në korrik, hapi rrugën për Ukrainën për të rifilluar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi që ishin bllokuar që nga pushtimi rus. Moska fitoi garanci për eksportet e drithërave dhe plehrave.