Yoav Peled thotë se ai ka filluar të mendojë se bota është cmendur. I ulur jashtë Kiryas, ekuivalentja izraeliane e pentagonit, në tel aviv, Peled i jepte kalimtarëve një shirit të verdhë që simbolizon solidaritetin me 240 pengjet që mbahen nga hamasi në Gaza. Dhe për këtë solidaritet, Peled sot ka shumë pikëpyetje. “Unë e konsideroja veten pjesë të liberalëve ekstremë, ose si e quajnë veten ata. Por kur shoh demonstratat në mbështetje të hamasit, mendoj se bota nuk e kupton konmpleksitetin e situatës...”, thotë ai.