Top News – Bota pas dhunës në Kongres/ Një sulm ndaj demokracisë!
07/01/2021 11:34

Politikanë në mbarë botën kanë reaguar pas trazirave në Washington, e disa prej tyre folën deri dhe për “sulm ndaj demokracisë“. “Jam vërtet i shokuar dhe i trishtuar, që kombi ynë – një pishtar dhe shpresë për demokracinë për shumë kohë – ka mbërritur në një pikë kaq të errët,” deklaroi vetë Biden, i cili e përshkroi kongresin e SHBA-së si një tempull të demokracisë.” Të vështrosh skenat e sotme në Uashington D.C. është shokuese”, u shpreh ai. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha se “armiqtë e demokracisë do të gëzohen nga këto imazhe të papërfytyrueshme nga Uashingtoni. (…) Trump dhe mbështetësit e tij më në fund duhet ta pranojnë vendimin e votueseve dhe të heqin dorë prej shkeljes me këmbë të demokracisë.” Edhe më i drejtpërdrejtë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në reagimin e tij tha se në Washington po sulmohej demokracia dhe se tani po duket akoma më shumë, sipas tij, sesa e ka përçarë Trump-i vendin. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se “SHBA në mbarë botën janë simboli i demokracisë e tani është vendimtare, që atje të realizohet një ndryshim paqësor dhe i rregullt i pushtetit.” Ashpër reagoi dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e kryeministri italian, Giuseppe Conte, i cili shtoi megjithatë se “demokracia amerikane ka rrënjë të thella dhe do ta kapërcejë krizën.” Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se historia do ta mbajë në mend sulmin e sotëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”. George W. Bush, lëshoi një deklaratë mbi “skenat e kaosit” në ndërtesën e Kongresit amerikan, duke thënë se rezultatet e zgjedhjeve kontestohen kështu “në një republikë bananesh, jo në republikën tonë demokratike”.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52