Top News – Bota i kthehet qymyrit…Përdorim në nivel rekord në 2024-ën, Kina kryeson
18/12/2024 12:02

Përdorimi botëror i qymyrit pritet të arrijë nivel rekord të të gjitha kohëve më 2024, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji, teksa viti që po lëmë pas sipas të gjitha gjasave do të jetë më i ngrohti i regjistruar në histori. Pavarësisht thirrjeve për të ndalur djegien e lëndës fosile më ndotëse të njerëzimit që po nxit ndryshime klimatike, Agjencia ka thënë se pret që kërkesa globale për qymyr të arrijë shifra rekorde për të tretin vit rradhazi, raporton AFP. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se gazrat që shkaktojnë efektin serrë, që ngrohin planetin, duhet të reduktohen në mënyrë drastike, për të kufizuar ngrohjen globale, në mënyrë që të shmangen efektet katastrofike mbi tokën dhe njerëzimin. Më herët, në dhjetor, monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian, Copernicus, tha se viti 2024 “thuajse sigurisht” do të ishte më i nxehti në histori, duke thyer rekordin e vënë nga viti i kaluar. Raporti “Qymyri 2024” i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, i publikuar të mërkurën, parashikon se bota do të arrijë kulmin e përdorimit të qymyrit më 2027-ën, ndërsa vetëm këtë vit ka kapërcyer shifrën prej 8.77 miliardë tonësh. Por, kjo do të varet nga Kina, e cila gjatë çerekshekullit të fundit ka konsumuar 30 për qind më shumë qymyr sesa pjesa tjetër e botës bashkë.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54