Kryediplomati evropian Josep Borrell, shpreh shqetësim për situatën në Bosnje, një ditë pasi nacionalistët kroatë paralajmëruan se mund të formojnë një rajon të tyrin. Më herët, ka qenë lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik ai që ka folur për ndarjen e vendit dhe kjo për zyrtarin e lartë evropianë, e bën situatën në bosnje, më shqetësuese se kurrë.