Eksradimi i shqiptarëve të inkriminuar që gjejnë strehë në Dubai, në mungesë të një marrëveshjeje ekstradimi ishte kryefjala e takimit të ministrit të brendshëm, Taulant Balla me sekretarin e përgjithshëm të Interpol në Lion të Francës. Gjatë takimit Balla evidentoi listën e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare për krime të rënda të cilët fshihen prej vitesh, në Emiratet e Bashkuara apo në Amerikën Latine, ndaj të cilëve sëbashku me Interpol kërkon t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Sipas Ballës, ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë duhet të realizohet sa më shpejt.