Familjarët, bizneset dhe institucionet shtetërore që nuk kanë shlyer të gjitha faturat e energjisë elektrike përgjatë vitit të kaluar, mund ta bëjnë këtë me këste, por me disa kushte. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se ka gati aktmarreveshjen për klientët familjarë dhe jofamiljarë me fatura të papaguara gjatë vitit 2023. Marrëveshje u mundëson pagesat me këste të ndara sipas kategorive.