Janë jo pak, por plot 37 për qind e konsumatorëve që nuk kanë mundur të shlyejnë detyrimet mujore ndaj ujësjellësit të Tiranës. Situata ekonomike, mungesa në jo pak raste edhe e adresave të sakta, lëvizjet e njerëzve nga një lagje në tjetrën, duke mos kryer ndryshime në librezën e ujit, janë disa prej shkaqeve që kanë shënuar një shifër rekord deficit në këtë ndërmarrje.