Ekonomitë në zhvillim, siç është ekonomia shqiptare duhet të sigurojnë një rritje vjetore të paktën 4 për qind në mënyrë që të përballojnë kostot shtesë të borxheve që kanë. Një vlerësim i Bankës Botërore thotë se kostot e huamarrjes janë rritur ndjeshëm për vendet në zhvillim, ku në disa raste kanë tejkaluar atë që ekspertët e saj e konsiderojnë si pragu i huamarrjes së papërballueshme.