Një 47-vjeçare është arrestuar nga autoritetet greke, pasi akuzohet se ka ndihmuar një 50-vjeçar grek, me profesion kontabilist, që t’i japë fund jetës. Viktima u gjet i varur nga policia brenda një apartamenti në Moschato, mbrëmjen e djeshme. Të dy njiheshin prej dhjetë vitesh dhe lidhja e tyre ishte thjesht profesionale. Gruaja 47-vjeçare, e cila hapi derën e banesës në rrugën Grammou, ka qenë më parë punonjëse në një hotel të madh, ndërsa vitet e fundit punonte në një dyqan lulesh të njohur në Athinë.