Goditja financiare që pësuan pensionistët, duket se i ka rrënjët më të hershme se efektet e luftës mes Rusisë dhe Ukrianës. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka ngritur alarmin në auditimet disavjeçare, lidhur me fondin e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, por duket se mungesa e një strategjie për mbledhjen e sigurimeve po reflektohet në nivelin e ulët të parave që marrin të moshuarit.