Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit EUropian, Josep Borrell, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundrejt vendeve që ruajnë marrëdhnie të ngushta me Moskën, duke theksuar se kjo nuk përputhet me interest dhe drejtimin e unionit. Pas përfundimit të takimit me ministrat e jashtëm të BE-së që u mbajt në Luksemburg, përfaqësuesi i lartë tha se mbajtja e raporteve të ngushta me regjimin e rus, nuk është në përputhje me ndërtimin e të ardhmes së përbashkët me dhe brenda BE-së.