Aksi Librazhd Peshkopi, fshati stebleve është pakalueshme momentalisht për shkak të ngricave të mëdha. Trashësia e dëborës në disa zona ka shkuar 50 cm. Në fshatrat e thellë të Librazhdit e Prrenjasit po punohet për hapjen e rrugëve, rrugë të cilat kalohen vetëm me zinxhirë. Ndërkohë kalohet pa probleme Qafë Thana. Rruga është trajtuar me kripë për të mos pasur probleme nga ngricat.