Reshjet e dendura të borës dhe të shiut në të gjithë gjermaninë, kanë bërë që të anulohen këtë të mërkurë me qindra fluturime, të ndalet transporti me trena dhe të mbyllen shkollat. Në aeroportin e Frankfurtit, më i madhi në Gjermani, më shumë se 500 fluturime janë anuluar. Ndërkaq në Munih mbi 250 fluturime që pritej të uleshin në pista apo të ngriheshin që andej, po ashtu u anuluan.