Nga pasditja e së martës e deri në mbledhjen e radhës së Bordit, nafta do të tregtohet me 255 lekë për litër. Çmimi I saj ka rënë me 3 lekë. Në njoftimin e bërë, benzina ka pësuar rritje po me 3 lekë duke shkuar në 242 lekë për 1 litër. Sa I përket gazit, ai mbetet I pandryshuar,dukeqëndruar në shifra shumë herë më të ulëta nga dy hidrokarburet e tjera, konkretisht 83 lekë për litër.