Tallje e qeverisë me qytetarë. Kështu e konsideron Partia Demokratike ndryshimin e herë pas hershëm të cmimeve të hidrokarbureve nga Bordi i trasparencës. Anëtari i Partisë Demokratike Aldo Bumci, në një deklaratë për mediat u shpreh se në bursën ndërkombëtare nafta ka shkuar në 95 dollarë për fuci dhe se kjo gjë nuk ka reflektuar aspak në vendimet e bordit të Transparencës.