Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte çmimet e reja për produktet bazë të konsumatorëve shqiparë, si orizi, sheqeri, mielli, ndërsa për vajin është hequr çmimi tavan. Sipas Ministrisë së Financave ky vendim u mor sepse disa kompani e blinin vajin më lirë dhe e shisnin atë më shtrenjtë, për shkak të çmimit tavan të caktuar nga bordi. Ndërsa kompani të tjera e blinin vajin më shtrenjtë, por e shisnin sipas çmimit tavan, pasi ishin të detyruar të respektonin vendimin e bordit dhe kështu prishej barazia në treg.