Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, në Rrugën e Arbërit, nuk do të lejohen të kalojnë automjetet pa goma dimërore dhe pa zinxhir. Njëkohësisht, borëpastrueset po punojnë për mirëmbatjen e rrugës, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga dëbora.