Të moshuarit me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin këtë fundvit një bonus prej 15 mijë lekësh dhe ata që përfitojnë një pension më të lartë se 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë në fundvit. Detajet i dha ministri i financave, Petrit Malaj në komisionet e ligjeve dhe të ekonomisë. Duke u ndalur në skemën e pensioneve, Malaj shtoi tha se do të ketë rreth 7.6 miliardë lekë shtesë, nga këto 1.7 miliardë shkojnë në llogarinë sociale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë rrisin fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit, për rreth 756 mijë pensionistë.