Qeveria ka shpërndarë 110 milionë euro në katër vite, që kur hyri në fuqi skema e mbështetjes financiare e bonusit të bebes për familjet shqiptare. Një e treta e kësaj shifre, ose më shumë se 37 milionë euro janë transferta që i kanë përfituar emigrantët shqiptarë për fëmijët e lindur jashtë vendit.