Ylli I James Bond, Daniel Craig nuk gjen dot ngushëllim: babai i tij, Tim, me të cilin ka dhe një ngjashmëri të madhe fizike, nuk e fitoi dot betejën me kancerin e mëlcisë. Daniel dhe i vëllai Harry i qëndruan tek koka e krevatit gjatë gjithë kohës dhe ishin me të në momentet e fundit. Tim nuk e kishte fshehur dot krenarinë kur I biri mori rolin ikonik në serinë e filmave të agjentit më të famshëm të globit, I cili e coi praktikisht karrierën e Craig drejt majash të reja. 77 vjecari dhe e shoqja nuk munguan në asnjë premierë duke i ofruar Danielit mbështetjen e tyre të plotë. Humbja e madhe për aktorin e njohur vjen pikërisht në kohën kur filmi i pestë dhe I fundit Bond I tij, No Time To Die, pritet të dalë në kinematë britanike në 12 nëntor. Filmi duhet të shfaqej normalisht në muajin prill, por u shty në mesin e masave të rrepta izoluese të marra për shkak të pandemisë së koronavirusit.