Presidenti serb Aleksandwr Vuçiç akuzoi Ukrainën dhe një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, të cilin ai nuk e përmendi, se qëndronin pas një sërë paralajmërimesh të rreme për vendosjen e bombave në avionët e pasagjerëve të Air Serbia . Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, pothuajse pesëmbëdhjetë avionë të kompanisë u detyruan të kthehen në Beograd ose Moskë për shkak të kërcënimeve me bombë. Aeroporti në kryeqytetin serb është evakuar të paktën tre herë.