Centrali i vetëm i energjisë bërthamore në Iran është goditur nga një predhë e paidentifikuar, ka thënë operatori rus i centralit, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar apo rrjedhje rrezatimi. Kjo është hera e parë që centrali bërthamor i Bushehrit goditet që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Kompania shtetërore ruse Rosatom tha në një postim në Telegram se sulmi ndodhi “më 17 mars, në orën 18 e 11 minuta sipas orës së Moskës”.