Top News/ Bombë bërthamore mbi Rripin e Gazës! Kina e Irani dënojnë deklaratën e ministrit izraelit
14/11/2023 14:22

Kina, Irani dhe disa shtete arabe kanë dënuar deklaratën e një ministri izraelit, i cili tha se hedhja e një bombe bërthamore në Rripin e Gazës ishte një opsion në luftën Izrael-Hamas, duke e quajtur këtë qëndrim si kërcënim për botën. Në konferencën e së hënës në Kombet e Bashkuara, qëllimi i së cilës ishte krijimi i një zone pa armë bërthamore në Lindjen e Mesme, shumë ambasadorë dënuan dhe kritikuara deklaratat e bëra nga ministri i Trashëgimisë së Izraelit, Amihai Eliyahu, i cili më vonë i quajti deklaratat e tij si “metaforike”. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, hodhi poshtë menbjëherë deklaratat e ministrit dhe e pezulloi atë nga pjesëmarrja në takimet e Qeverisë. Izraeli as nuk ka konfirmuar e as nuk ka mohuar se ka aftësi bërthamore. Gjerësisht besohet se ky shtet ka armë bërthamore dhe një ish-punonjës i një reaktori bërthamor u burgos për 18 vite, pasi kishte publikuar detaje dhe fotografi të arsenalit të dyshuar bërthamor të Izraelit në një gazetë britanike më 1986. Zëvendësambasadori i Kinës në OKB, Geng Shuang, tha se Pekini ishte i “tronditur” dhe i cilësoi deklaratat si “ekstremisht të papërgjegjshme”. Ai u bëri thirrje zyrtarëve izraelitë të reagojnë ndaj deklaratës dhe të bashkohen në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Shefja për çarmatim në OKB, Izumi Nakamitsu, e cila hapi konferencën, nuk e përmendi Izraelin. Por, ajo tha se “çdo kërcënim për të përdorur armë bërthamore është i papranueshëm”. Ambasadori i Iranit, Amir Iravani, tha në anën tjetër se kërcënimet bërthamore drejtuar palestinezëve nga zyrtarë të lartë izraelitë tregojnë “krenarinë” e Izraelit për posedimin e këtyre armëve.

Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
Top Channel/ Dosjet Epstein-sot dëshmon Bill Clinton, Hillary:”Thërrisni edhe Trump-in nën betim”!
27/02 11:19
Top News – ‘Sa herë duhet ta them: Nuk e njoh Epstein’ / Hillary Clinton sfidon Trumpin të dëshmojë
27/02 11:17
Top News – Shpërthen vullkani i baltës / ‘Fundi i botës…’, banorët të frikësuar në Kolumbi
27/02 11:13
Top News – Macron në nëndetësen ‘top-secret’ / Evropa do mburojë bërthamore, shqetësim për SHBA
27/02 10:57
Top News – Pakistani bërthamor bombardon Kabulin /‘Luftë të hapur’ qeverisë talebane të Afganistanit
27/02 10:56
Top News – Irani ka raketa që godasin SHBA / Pretendimi i Trump nuk mbështetet nga inteligjenca
27/02 10:56
Top News – Warner Bros ndryshon pronarë. Marrëveshja rekord, shitet për 111 miliardë dollarë
27/02 10:15
Top News – ‘Pyesni Trump për Epstein’. Clinton dëshmon lidhjet me pedofilin famëkeq
27/02 10:04
Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
DIGITALB DIGITALB