Top News – Bombat e SHBA nuk na ‘shkatërruan’ / Irani: E kemi teknologjinë për pasurimin e uraniumit
01/07/2025 11:29

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e përjashtoi mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai aktualisht nuk po flet me Iranin, duke ndryshuar qëndrimin e deritanishëm se bisedimet me Iranin do të rinisnin këtë javë. Gjatë një interviste të publikuar të hënën, Araqchi u pyet për deklarimin e Trumpit javën e kaluar se negociatat bërthamore me Iranin do të rinisnin së shpejti. “Nuk mendoj se negociatat do të rifillojnë kaq shpejt”, tha ministri i Jashtëm iranian gjatë intervistës për transmetuesin amerikan, CBS. “Që ne të vendosin për rikthim në bisedime, fillimisht ne duhet të sigurohemi që Amerika nuk do të kryejë sulm ushtarak ndaj nesh gjatë negociatave”. Nevojitet më shumë kohë për të shqyrtuar të gjitha pikat, tha ai, duke shtuar se “dyert e diplomacisë nuk do të mbyllen kurrë plotësisht”. Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin zhvilluar pesë raunde bisedimesh indirekte lidhur me programin bërthamor të Teheranit para se Izraeli të fillonte sulmet ajrore ndaj objekteve bërthamore dhe infrastrukturës ushtarake iraniane më 13 qershor. SHBA-ja iu bashkua sulmeve të Izraelit më 22 qershor kur bombardoi tri ndërtesa kyç bërthamore të Iranit, përfshirë ndërtesën nëntokësore në Fordo. Araqchi u pyet gjithashtu për një vlerësim të bërë nga kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, sipas të cilit Irani ka gjasa që mund të fillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda pak muajsh. “Nuk mund të shkatërrosh teknologjinë dhe shkencën e pasurimit përmes bombardimeve”, tha ai. Nëse ekziston vullneti nga ana e Iranit, vendi “do të jetë në gjendje t’i riparojë dëmet me shpejtësi dhe të kompensojë kohën e humbur”, shtoi ai. Në një postim në platformën e tij Truth Social më 30 qershor, Trump shkroi se ai “nuk po i ofroj Iranit asgjë... dhe as nuk jam duke folur me ta, që kur i kemi shkatërruar plotësisht objektet e tyre bërthamore”. Shkalla e dëmit të shkaktuar në programin bërthamor të Iranit gjatë luftës 12-ditore me Izraelin mbetet e paqartë. Irani thotë se ndërtesat e tij bërthamore kanë pësuar dëme të mëdha, por është zotuar se do të vazhdojë me programin bërthamor, që insiston se është paqësor.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52