SHBA po planifikon të dislokojë gjashtë bombardues bërthamorë B-52 në një bazë ajroëre në australinë veriore – tha një burim nga pentagoni, në mesin e tensioneve të shtuara me Pekinin. Bombarduesit do të qëndrojnë në bazën e forcave ajrore australiane Tindal, rreth 300 km në jug të Darvinit, kryeqytet i territorit të australisë veriore – tha burimi që nuk pranoi të identifikohej. Zhvillimi u raportua së pari nga mediat australiane të cilat edhe cituan dokumenta amerikane. Kryeministri Antoni Albaneze tha ndërkohë se Australia bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara në aleancat mbrojtëse, shpesh herë.