NATO nisi stërvitjet ushtarake duke praktikuar përdorimin e bombave bërthamore të Evropës pasi Vladimir Putin kërcënoi të përdorë cdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur tokat ruse, përballë zbrapsjeve në Ukrainë. Bombarduesit amerikanë B-52, dhe mbi 60 avionë të tjerë, do të marrin pjesë në fluturimet trajnuese mbi Belgjikë, Britaninë e Madhe dhe detin e Veriut, si pjesë e stërvitjes së përvitshme të NATO-s, Steadfast Noon.