Pas përfundimit të marrëveshjes së armëpushimit, Ushtria izraelite ka rinisur me intensitet edhhe më të lartë mësyjen në Rripin e Gazës, ku po kryen bombardime të shumta nga ajri e nga toka. Paraditen e të shtunës, që përkon edhe ,me 8-javorin e sulmit të Hamasit në disa qytete izraelite, Forcat për Mbrojtjen e Izraelit kanë shpërndarë një tjetër mesazh në gjuhën arabe, ku kërkojnë evakuimn e civilëve palestinezë që jetojnë në Gaza.