Ashtu siç pati deklaruar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Kosova nuk aplikoi as këtë vit për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të sigurisë Interpol. Kjo pasi sipas tij, po punohet që vitin e ardhshëm anëtarësimi të jetë i sigurt. Megjithatë, ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, që tha se ishte Serbia ajo e bllokoi Kosovën të aplikonte për anëtarësim për herë të tretë në Interpol.