Reshjet intensive të shiut në qarkun e Shkodrës kanë bllokuar hyrjen e qytetit si pasoje e prurjeve te shumta te lumit Drin. Niveli i ujit tek Harku i Berdices, arrin deri në disa centimeter duke e bërë për momentin te pamundur levizjen e automjeteve të vogla. Reshjet në të njëjten kohë kanë shkaktuar daljen nga shtrati të disa përrenjve në Njësinë Administrative të Anës së Malit duke sjellë përmbytjen e një sipërfqaqe prej 400 ha në Fushën e Murriqanit.