Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha nga Kuvendi i Kosovës, se ky vendim nuk është marrë me dëshirën e Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”. Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë pakënaqësie që nga nisja e zbatimit të masës.