Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore. ✅ Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 34 mjete lundruese. ✅ Mjetet e bllokuara: 24 jet ski, 6 skafë dhe 4 gomone. ✅ 25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. ✅ 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. ✅ 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.