Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, rrezikon të penalizohet sërish nga vetoja bullgare. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nëpërmjet një videomesazhi nga Ëashingtoni, komunikoi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov. Unifikimi i Europës përballë agresionit rus në Ukrianë ka qenë kryefjala e bisedës mes dy zyrtarëve. Takimi virtual mes Blinken dhe Petkov, erdhi vetëm një ditë pas deklaratës së presidentit bullgar, Rumen Radev, se vendi i tij nuk do t’i bindet asnjë ultimatumi për negociatat.