Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për thellim të bashkëpunimit për fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe arritjen e një marrëveshje me Serbisë, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë. Qeveria e Kosovës, publikoi të enjten në mbrëmje letrën që Blinken i kishte drejtuar kurtit, ku mes të tjerash thuhet se “marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të rrënjosura në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur”.