Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi të martën Greqisë dhe Turqisë, të angazhohen për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të shmangur veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionin. Tensionet janë ndezur kohët e fundit, por Greqia ishte një nga vendet e para që dërgoi punonjës shpëtimi për të ndihmuar në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë këtë muaj, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz.