Udhëtimi i paparalajmëruar i sekretarit amerikan të shtetit, Antoni Blinken, në Ukrainë, të martën, mori një kthesë muzikore kur ai iu bashkua një grupi në skenë në Kiev, për të performuar një interpretim të këngës Rockin' in the Free Ëorld të Neil Young. Udhëtimi surprizë i Blinkenit ishte i pari që pasi Kongresi miratoi afro 61 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën për të forcuar mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus.